Edhe sonte në Prishtinë ajri është i pashëndetshëm

09 shkurt 2018 | 21:47

Prishtina sërish sonte është përfshirë nga ajri i ndotur.

Sipas matjeve të Ambasadës amerikane, në këto qaste Prishtina ka ajër të pashëndetshëm.

Nga rezultatet e publikuara në orë 20:00, gjendja e ndotjes së ajrit është në 158, që vlerësohet se është i pashëndetshëm.

Masat e ndërmarra nga Komuna e Prishtinës për dy ditë, që të ndalet lëvizja e veturave në unazën e qendrës së Prishtinës dhe reshjet e shiut, kishin ndikuar që për disa ditë Prishtina të ketë ajër të pastër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në emisionin “InfoBox”…