Hoti: Edhe nëse kalon demarkacioni, nuk e kemi të garantuar liberalizimin

09 shkurt 2018 | 21:45

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në emisionin “InfoBox” të “RTV Dukagjinit”, ka thënë se edhe në rast të ratifikimit të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk garantohet liberalizimi i vizave.

Hoti vlerëson se qeveria po bënë punën e duhur, dhe opozita nuk ka arsye për të tentuar rrëzimin e saj. Lidhur me mospjesëmarrjen e Nismës në darkën e shtruar në rezidencën e zëvendëskryeministrit Pacolli, tha se nuk ka qenë obligative.

Lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, deputeti i Nismës tha se nuk ishte mënyra e as momenti i duhur për ta bërë një veprim të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë ka…