Edhe sot mot i lig: rrebesh shiu, rrufe, breshër

19 korrik 2021 | 08:13

Gjatë ditës së sotme Kosova do të përfshihet nga reshje të shiut dhe shkarkime rrufesh.

Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Reshjet mund të jenë paksa më intensive e të shoqërohen edhe me breshër.

Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 25 gradë celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një…