Edhe të infektuarit me Covid mund të votojnë, QKZ-ja angazhon 87 ekipe mobile

13 tetor 2021 | 16:01

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Komisionin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut që t’u mundësohet votimi në të dyja shtetet qytetarëve që kanë dyshtetësi, pra atë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh se zgjedhjet do mbahen në të njëjtën ditë edhe atje.

Ahmetaj ka thënë se Maqedonia e Veriut do t’i identifikojë me sistem elektronik qytetarët që kanë shtetësi edhe të Kosovës, duke mos përdorur spreji si në Kosovë, dhe kjo do t’i jep mundësi edhe atyre që votojnë në vendin tonë.

Përveç kësaj, Ahmetaj ka njoftuar se nuk kanë ndonjë vendim që nga votuesit në qendrat e votimit të kërkohen dëshmi të vaksinës ose të testeve për Covid-19, por që kjo vlen vetëm për trupat zgjedhore që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve.

“Menaxheri duhet t’i kontrollojë në secilën hyrje në mënyrë që t’u lejohet qasja dhe puna në qendër të votimit vetëm trupave zgjedhore që do t’i ofrojnë njërën prej kritereve, si dëshmia e marrjes së vaksinës, testin PCR, atë që dëshmon se e ka kaluar Covidin në 6 muajt e fundit, etj.”, ka thënë ai, duke shtuar se për çështjen e zgjedhjeve kanë komunikuar edhe me policinë

“KQZ-ja ka komunikuar me policinë dhe kemi kërkuar leje për të gjithë trupat zgjedhorë që posedojnë ID të KQZ-së të mund të qarkullojnë lirshëm dhe kjo kërkesë është miratuar nga dhoma operative e policisë”, është shprehur Ahmetaj.

Në mbledhjen e KQZ-së është bërë me dije se në ditën e zgjedhjeve është menduar që edhe për personat që mund të jenë të prekur me Covid-19 dhe që duan të votojnë, duke i organizuar 87 ekipe mobile përmes të cilëve do t’ju mundësohet votimi edhe të infektuarve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka komentuar aksionin e…