Edhe tri anije me drithëra largohen nga portet e Ukrainës

01 nëntor 15:59

Tri anije tjera janë larguar nga portet ukrainase në mesditën e 1 nëntorit, sipas marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi.

Kështu ka thënë qendra koordinuese e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Deklarata thotë se kjo ishte bërë në koordinim me delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së në qendrën me bazë në Stamboll, dhe se delegacioni rus ishte informuar.

Ky eksport është realizuar pavarësisht faktit që Rusia është tërhequr nga marrëveshja më 29 tetor, duke pretenduar se nuk mund të ofrojë më garanci për anijet civile.

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor “nëse asnjë palë nuk kundërshton”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor.

Ajo ka çliruar eksportet nga tri portet e Ukrainës – Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne – të cilat ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Me këtë marrëveshje janë lejuar që afro nëntë milionë tonë drithë të largoheshin nga këto tri porte.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në si pasojë e…