Edi Rama: Mbi 88 mijë familje përfituan bonusin e fëmijëve të porsalindur

08 qershor 2021 | 09:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm fokusin e ka pasur te lindshmëria përgjatë muajve të parë të vitit 2021.

Rama përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vetëm në pesë muajt e parë të vitit kanë lindur 15,837 fëmijë.

Ai ka treguar se janë mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…