Edi Rama nxjerr pamjet e ‘Air Albania’, qytetarët i ankohen për çmimet e biletave

23 gusht 2018 | 08:58

“Air Albania” është një nga projektet tek të cilat kryeministri Edi Rama është fokusuar së tepërmi duke publikuar herë pas herë avionë me këtë logo etj.

Së fundmi, pasi një ditë më parë e postoi në “Instagram”,  këtë mëngjes Rama ka publikuar videon e ndërtimit të avionit “Air Albania”.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Por qytetarët në komentet e tyre vazhdojnë sërish ta kritikojnë për çmimet e shtrenjta të biletave.

MIRËMËNGJES ?dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur?

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 22. August 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kundërshtuar përdorimin e financave të…