Edi Rama tregon mbështetje ndaj Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

09 dhjetor 2023 | 12:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një pritje që i bëri zyrtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, theksoi edhe mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, në zhvillimin e Lojërave Mesdhetare 2030, për të cilat Kosova ka fituar të drejtën t’i zhvillojë.

Gjatë një fjale të rastit, kreu i Qeverisë shqiptare theksoi se ky takim me anëtarë të KOM-it zhvillohet në një vit kur Tirana, është edhe qyteti evropian i sporteve.

Po ashtu, Rama ka vlerësuar angazhimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili gjendet në fazë zhvillimi dhe po kërkon të zgjerojë fushat e ingranimit të fëmijëve në botën sportive, që të marrin pjesë në lëvizjet olimpike.

“Aktualisht janë më shumë se sa 10 mijë të rinj të tillë të organizuar nëpër rrjete të tilla në shkolla, në sportet e basketbollit dhe volejbollit dhe vitin e ardhshëm, numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që çdo fëmijë të kenë mundësinë të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse disiplina të ndryshme që marrin pjesë, sepse sporti profesional është një gjë por sporti për të gjithë është një gjë tjetër, sporti për gjithë secilin duhet mbështetur më shumë”, përshkroi kryeministri.

Duke u kthyer te Kosova, ai përshkroi se ka angazhim konkret nga Shqipëria, me mbështetjen e kandidaturës së saj për lojërat mesdhetare 2030.

Sipas tij, vendimi nuk ka qenë i lehtë, por duke u marrë nga njerëz të sportit dhe jo të politikës, është parë në mënyrën e duhur si zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu edhe siç u paralajmërua pjesëtarët e njësisë më elitare…