Njësitë elitare të Policisë së Kosovës nisin protestën para Qeverisë

09 dhjetor 2023 | 12:25

Ashtu edhe siç u paralajmërua pjesëtarët e njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, të njohur ndryshe edhe si FIT, të cilët zmbrapsën paramilitarët me 24 shtator në Banjë të Zveçanit, të shtunën kanë nisur për të dytën herë me radhë protestën e tyre para Qeverisë së Kosovës.

Për dallim nga protesta e parë, kësaj radhe kjo njësi përkrahje ka edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Protesta e tyre e dytë është rezultat i takimit që ky njësi elitare pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, takim ky i cili nuk prodhoi asgjë meqë, i pari i ekzekutivit refuzoi plotësimin e kërkesave të tyre.

Të kategorizohen si njësi e veçantë, të përfshihen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës, ishin vetëm disa nga kërkesat e tyre.

Kjo njësi kishte protestuar edhe më 1 nëntor. Kishin paralajmëruar edhe një protestë tjetër, por ajo u anulua pasi kryeministri Albin Kurti i ftoi në takim. Më pas, Qeveria e Kosovës kishte miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por të cilat nuk kanë qenë të kënaqshme për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do ta mbanë mbledhjen e…