Edita Tahiri: Ka rrezik që veriu të kthehet në protektorat, ky është skenar djallëzor i Serbisë

13 tetor 2021 | 12:55

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas situatës së krijuar sot në veri të vendit, ku Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës, gjë që është kundërshtuar nga banorët lokal.

Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes dhe të shtensionojë situatë.

Më tutje, ajo ka thënë se ka rrezik që i tërë veriu të kthehet në protektorat.

“Situata sot në pjesën veriore është tensionuar nga ndërhyrjet e ligjshme të policisë. Mirëpo, qeveria duhet të këtë kujdes, ta kontrolloj dhe shtensionojë situatën, dhe mos ta bjerë punën që kjo çështje të shkojë në Bruksel, siç e bëri me rastin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për targa. Ka rrezik që krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë. Kam tërhequr vërejtjen për këtë skenar kur Qeveria pranoi në dialogun e Brukselit që KFOR-i të vendoset në zonën e dy pikave kufitare ne veri”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Asamble Komunale në Malishevës, Alban Mazreku,…