Edon Hysenaj, kandidat i AAK-së për Asamble në Pejë: Ju ftoj të më besoni votën për një Pejë më të zhvilluar

15 shtator 2025 | 20:29

Edon Hysenaj është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale në Pejë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor. Ai garon me numrin 11 në listën e kësaj partie.

I rritur në një familje me traditë atdhedashurie dhe përkushtimi ndaj vendit, Hysenaj e sheh pjesëmarrjen e tij në këto zgjedhje si një hap të natyrshëm drejt kontributit për komunitetin lokal.

“Jam i përkushtuar për zhvillimin lokal dhe ekonomik të Pejës, për përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe për garantimin e transparencës dhe mbrojtjen e interesit publik”, është shprehur Hysenaj.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje nga qytetarët e Pejës, duke theksuar se angazhimi i tij do të jetë gjithmonë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

“Ju ftoj të më besoni votën tuaj për një Pejë më të zhvilluar”, ka përfunduar ai në mesazhin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas dëshmisë së…