Latifi pas dëshmisë së Rubin: Vetëm e vërteta na bën të lirë
15 shtator 2025
| 20:19
Profesori Blerim Latifi ka komentuar dëshminë e James Rubin në Hagë, ku ai ka theksuar se zyrtarët e zbulimit amerikan, të cilët ishin në kontakt me UÇK-në, u ishin thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, krime lufte, dhe të mos promovonin fundamentalizmin islamik, raporton GazetaBlic.
Latifi e konsideron këtë deklaratë si zbërthimin e të vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës dhe si një mundësi për të kuptuar forcën e errët pro-serbe që ka promovuar vehabizmin pas luftës.
Ai thekson se, megjithëse e vërteta mund të vonohet, ajo gjithmonë do të dalë në dritë, pasi vetëm e vërteta na bën të lirë.



