Efekti i çmimit tavan ndaj naftës ruse, mundësi e rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës dhe Evropës?

10 dhjetor 2022 | 13:31

Shkruan: Safet Gërxhaliu 

Me vendimin e Qeverive perëndimore për kufizimin e çmimit të eksporteve të naftës ruse , si përpjekje për të kufizuar të ardhurat nga karburantet që e mbështesin buxhetin e Moskës, ushtrinë e saj dhe pushtimin e Ukrainës është i mirëseardhur edhe për Kosovën dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor e më gjerë.

Një ndër faktorët e ngritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme ka qenë kostoja e lartë e transportit si pasojë e çmimit të lart të naftës, por edhe ngriti çmimin e kostos së procesit të prodhimit dhe uli konkurenshmërinë e shumë produkteve dhe shërbimeve në veçanti tek vendet më pak të zhvilluara.

Çmimi tavan prej 60 dollarësh për një fuçi nafte hyri në fuqi të hënën, në të njëjtën ditë që Bashkimi Evropian vendosi bojkot për shumicën e naftës ruse, naftën e papërpunuar që transportohet përmes detit.

Vlen të theksohet se çmimi tavan u prezantua në shtator nga shtetet e G7-të: SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian në përpjekje për të goditur aftësinë e Rusisë që të financojë luftën e saj kundër Ukrainës.

Duhet ditur që ky vendim për çmimin tavan është i mirëseardhur qoftë për bizneset, por edhe për qytetarët e Kosovës, por në aspektin afatshkurt është një goditje për importuesit e mëdhenjë vendor të naftës të cilët importuan sasi të shumta të naftës si rezerva eventuale me çmime të larta dhe tani duhet të shesin me çmimin e ultë aktual dhe janë duke përjetuar humbje milionëshe.
Duhet të kujtojmë se në periudha të ndryshme qeveria vendosi çmime tavan për shitje të naftës dhe shtrohet pytja a ka tani alternativë për të ndihmuar këto biznese tani kur pësojnë humbje!

Me ketë ngrirje të çmimit të importit të naftës ruse po fillon një epokë e re e fillimit të rimëkëmbjes ekonomike në botë, por edhe një moment psikologjik për qytetarët që të besojnë në ardhmëri më të mirë në shumë dimensione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…