Egzon Qerimi rikthehet te Llapi

13 janar 2023 | 15:10

KF Llapi ka rikthyer në radhët e veta Egzon Qerimin. Klubi nga Podujeva ka njoftuar zyrtarisht të premten për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e talentuar.

“Mesfushori qendror vjen tek Llapi pas një eksperience me Dukagjinin e Klinës KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror, Egzon Qerimi. 29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës. Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit”, ka njoftuar KF Llapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina është duke vazhduar të angazhohet për ofrimin e…