Einxhel Shkira  e “Big Brother” dërgohet në spital pasi e lëndoi krahun

28 janar 2022 | 11:43

Banorja e Big Brother, Einxhel Shkira do ta lë për pak kohë shtëpinë e famshme, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi ajo e lëndoi krahun pas një loje të organizuar brenda shtëpisë.

Lajmi është konfirmuar nga produksioni.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor po do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e ‘Big Brother’. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë, @topchannelalbania “, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, autoritet…