Ekipi i kërkim-shpëtimit gjen 150 mijë dollarë nën rrënoja në Turqi

15 shkurt 2023 | 08:13

Për shkak të tërmeteve në Turqi, atje po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrjen e ekipeve turke dhe të huaja.

Dhe një ekip i huaj, sipas mediave turke, në rrënojat ku po punonte, kanë gjetur një “kontejner” që përmbante shumë kartëmonedha 100 dollarëshe.

Siç thuhet më tej, paratë e gjetura janë dërguar në polici.

Kujtojmë që dy tërmete shkatërruese me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 goditën tetë ditë më parë Turqinë dhe fqinjin e saj Sirinë – ku si pasojë humbën jetën mbi 37 mijë njerëz.

Kështu, ekipe të shpëtimit nga 99 vende të ndryshme të botës gjenden në Turqi, ku po punojnë pa ndërprerë për të nxjerrë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në fillim…