Ekipi i Kosovës mbërriti në Baku, nesër takohet me Azerbajxhanin

24 shkurt 2024 | 17:21

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë të lehtë pas arritjes në Baku të Azerbajxhanit.

Federta e Basketbollit e Kosovës (FBK) bëri të ditur se në mbrëmje do të zhvillojë stërvitje në palestër.

Sfida ndaj Azerbajxhanit është në ora 14:00 me kohë të atjeshme, por në11:00 sipas kohës tonë lokale në Kosovë.

Sfida ndaj Azerbajxhanit do të jetë e dyta për “Dardanët” në kuadër të Rrethit të Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Kosova të enjten triumfoi 83:76 ndaj Irlandës, në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alma Loki e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin…