Ekipi i Ruhotit fiton turnirin për dëshmorët e Ruhotit

14 qershor 2020 | 17:57

Ekipi i Ruhotit e ka fituar turnirin për nderë të dëshmorëve të fshatit Ruhot.

Ekipi që e drejton Shemsedin Berisha në ndeshjen e parë fitoi ndaj kampionëve në fuqi Alfa-i Rakosh pas penalltive, ku në kohen e rregullt rezultati ishe 1-1. Në finale skuadra e Ruhotit e fitoj duelin ndaj skuadrës Fasader Ismeti Malishevë me rezultat minimal 1-0.

Lojtari më i mirë i këtij turniri tashme tradicional është shpallur Halil Kabashi, kurse epiteti i portierit më të mirë i ka takuar Labinot Dakajt.

Fotografia e Liga Pejë

Fotografia e Liga Pejë

Fotografia e Liga Pejë

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e IPKO…