Ekipi mbrojtës i Salih Mustafës vjen në Kosovë më 19 mars

05 mars 2021 | 12:37

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, ka deklaruar se do të vijë në Kosovë për misionin e tij më 19 mars dhe do të qëndrojë deri më 5 prill.

Von Bone shtoi se misioni tjetër në Kosovë do të filloj më 16 prill deri më 23 prill.

Ai shtoi se i duhet kohë për të finalizuar projektin e tyre për dëshmitarët.

Ndryshe konferenca e cila është duke u mbajtur sot mbi ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës, është ndërprerë për 10 minuta pauzë, pastaj do të vazhdohet me seancë të mbyllur.

Nga Gjykata është bërë me dije se Mustafa nuk është pjesë e kësaj konference.

Në fillim të kësaj konference, Prokurori i ZPS-së, ka thënë se prokuroria ka përfunduar nxjerrjen e provave.

Ai ka theksuar se lidhur me provat shfajësuese, ato i kanë vënë në dispozicion të mbrojtjes.

“ZPS e ka përfunduar nxjerrjen e provave. Lidhur me provat shfajësuesi, dje i kemi vendosur në dispozicion mbrojtjes”, u shpreh prokurori.

Ai shtoi se ZPS-ja është e gatshme për të filluar procesin gjyqësor.

Mbrojtja e Mustafës, avokati Julius Von Bone, ka deklaruar se për përgatitjet, 6 prilli nuk do ishte datë e duhur për përmbushjen e aktiviteteve.

“Do të sugjeroja që ta shtynim këtë afat por përpara afatit për dosjen paraprake, unë do kërkoja për 16 prillin, meqë është datë për vendosjen paraprake. Konferenca e ardhshme do të ishte mirë të mbahej nga fillimi i majit. Ekipi do të ishte i pranishëm në seancë, përfshirë edhe klienti im”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në…