Shefi i EULEX-it interesohet për gjendjen e sigurisë në Mitrovicë

05 mars 2021 | 12:15

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe gjendjen e sigurisë në qytetin e Mitrovicës.

Bahtiri pasi vlerësoi lartë bashkëpunimin e komunës me zyrtarët e EULEX-it, e njoftoi shefin e EULEX-it mbi gjendjen aktuale politike e të sigurisë në Mitrovicë, për të cilën tha se është e qetë dhe pa probleme.

“Ne si komunë kemi pasur çdo herë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me pjesëtarët e EULEX-it, andaj shpresoj që ky bashkëpunim korrekte të vazhdoj edhe më tutje, duke marrë parasysh që misioni juaj është shumë i rëndësishëm për shtetin tonë. Në qytetin e Mitrovicës janë bërë hapa të mëdhenj në stabilizimin e plotë të gjendjes së përgjithshme. Për këtë gjë u jam mirënjohës prezencës së KFOR-it, Policisë së Kosovës, Ambasadave, qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në ruajtjen e paqes në qytetin tonë”, ka deklaruar Bahtiri.

Ndërkaq shefi i EULEX-it, Gunnar Wigemark u shpreh të jetë i kënaqur me të arriturat e qeverisjes komunale si dhe punën e kryetarit Bahtiri, duke shtuar se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe EULEX-it vetëm sa do të intensifikohet dhe të pasurohet edhe më shumë, për të ofruar paqe dhe siguri të plotë në tërë territorin e shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Nervojaj shpall te pavlefshme deftesat dhe dipllomen shm "Pjeter…