Ekipi olimpik i Kosovës viziton skitarin shqiptar Dardan Dehari

09 shkurt 2022 | 13:05

Ekipi olimpik i Kosovës ka vizituar sot (e mërkurë) skitarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Dardan Dehari, i cili të martën lëndoi gjurin gjatë përgatitjeve për të realizuar ëndrrën për garim në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Dehari, që kishte bartur flamurin në ceremoninë hapëse, pritet të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit. Ekipi olimpik i Kosovës i dëshiroi shërim të shpejtë, me shpresën se do ta kalojë sa më parë këtë sfidë. Ai është dashur të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të…