Ekonomia kineze “shërohet” nga Covid-19

19 tetor 2020 | 14:31

Kina ishte origjina e pandemisë së Covid-19 dhjetorin e kaluar, por ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ekonomia e saj ka nisur të rimëkëmbet shpejt.

Byroja kineze e Statistikave informoi se ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 4.9 për qind në muajt korrik-shtator, pasi tkurrjes së fortë me -6.8 për qind në tremujorin e parë kur vendi ndali në masë aktivitetin.

Që në muajin mars, Partia Komuniste në pushtet shpalli kontrollin mbi vatrat e infeksionit të Covidit që deri tani kanë vrarë mbi 4 600 persona në vend.

Arritja u shoqërua me rihapjen e fabrikave, bizneseve private dhe vendeve të punës.

Gjatë muajit shtator, shitjet në dyqane u rritën me 3.3 për qind, shitjet nga interneti me 15.3 për qind dhe prodhimi industrial, +6.9 për qind.

Eksportet u ndihmuan nga kërkesa globale për maska dhe furnizime të tjera mjekësore.

Sfidë, megjithatë, mbetet papunësia edhe pse në nivelin 5.4 për qind.

Gjatë muajve më të vështirë, ekspertët thonë se u shkurtua përkohësisht 30 për qind e fuqisë punëtore në zonat urbane, apo rreth 130 milionë veta, e mbi 25 milionë gjithsej parashikohet të mbeten pa punë në fund të vitit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka projektuar një rritje më 1,9 për qind të ekonomisë së Kinës për vitin 2020, më e larta kjo mes ekonomive të mëdha.

Për ekonominë e tjera të avancuara, projeksioni për SHBA-në është -4.3 për qind, për eurozonën, -8.3 për qind, dhe Japonia, një rënie ekonomike me -5.3 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të…