Ekonomisti i njohur Arben Mustafa i bashkohet PDK-së

07 qershor 2022 | 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot, përmes një konference për medie, ka prezantuar aderimin e ri në këtë parti, ekonomistin Arben Mustafa.

Kryetari i PDK-së ka njoftuar njëkohësisht se Mustafa do të marrë edhe përgjegjësi shtesë në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, si Koordinator i Departamentit për Financa.

Krasniqi ka thënë se sot, Kosovës i duhen profesionistë, djem e vajza të reja, që me njohuritë dhe përvojën e tyre, kontribuojnë për vendin, hapin rrugë të reja për zhvillim ekonomik dhe promovojnë qeverisjen e mirë.

“Që vizioni ynë ekonomik e zhvillimor të jetësohet, pa dyshim që na duhet, para se gjithash një menaxhim dhe shpërndarje e mirë e buxhetit dhe parasë publike, dhe hartim i politikave të duhura fiskale, të cilat krijojnë kushtet për stabilitet financiar dhe rritje ekonomike. Këtë objektiv në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, do ta arrijmë përmes Departamentit për Financa. Sot, vërtetë kam kënaqësinë e veçantë që të prezantoj para jush koordinatorin Departamentit për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, profesorin e dalluar të ekonomisë, Arben Mustafa. Arbeni ka një bagazh të madh profesional e intelektual, në bashkëpunim me ekipin e tonë të ekspertëve, do të na ndihmojë në ofrimin e alternativës sonë për sektorin e financave, që është një ndër pikat më me prioritet në vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se një kuadër i tillë si Arbeni, i cili ka vendosur që karrierën e tij ta zhvillojë në Kosovë, i bën nder Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, Mustafa, në prezantimin e tij ka falënderuar kryetarin e PDK-së për besimin dhe mundësinë që të bëhet pjesë e kësaj platforme, e cila në thelb të saj ka ndërtimin dhe ofrimin e një modeli të ri qeverisës, me qendër qytetarin dhe shtetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka treguar stilin e saj të fundit që…