Ekonomisti ujgur fiton çmimin Saharov

24 tetor 2019 | 13:52

Parlamenti Evropian të enjten i ka dhënë çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit, Ilham Tohtit.

Ilhami Tohti është një ekonomist që lufton për të drejtat e pakicës uguriane të Kinës dhe zbatimin e ligjeve rajonale të autonomisë në Kinë.

Në vitin 2014 mbrojtësi i të drejtave të njeriut është dënuar me burgim të përjetshëm për akuza të lidhura me separatizmin.

Saharovi është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut që jepet nga Bashkimi Evropian (BE).

Çmimin Saharov e kanë fituar edhe Adem Demaçi (1991) dhe Ibrahim Rugova (1998).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas publikimit…