Eksperti amerikan kritikon Kurtin për ambasadën në Izrael: Po bën gabim të madh duke i premtuar Erdoganit

03 mars 2021 | 11:32

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi ditë më parë ky i fundit ka thënë se do ta shqyrtojë vendosjen e Ambasadës në Izrael, pas thirrjeve të presidentit turk, Erdogan për një gjë të tillë.

Ben Meir  në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kurti po bën një gabim shumë të madh, duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e ka quajtur një diktator të pamëshirshëm.

“Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin”, ka shkruar ai.

Ben Meir  ka thënë se premtimi ndaj Turqisë se ”vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në Izrael duhet të mendohet” është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti, kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike.  “Ky është një hap i gabuar”, ka thënë eksperti amerikan, duke i treguar Kurtit se si duhet ta luftojë korrupsionin.

“Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi, të cilat i dhanë Erdoganit kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit. Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar”, ka thënë Ben Meir.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ekipe të specializuara italiane nga Komanda Rajonale e KFOR-it…