Eksperti amerikan thotë se pamjet tek “1 Tetori” janë dëshmi e dështimit të qeverisë Kurti

15 maj 2021 | 19:29

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se është tronditur nga pamjet e djeshme nga salla “1 Tetori”, në Prishtinë, ku u krijuan radhë të gjata për vaksinim të qytetarëve.

Ai për ketë ngjarje ka shkruar në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”.

Alon Ben Meir ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës.

“Tronditëse të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre Covid-19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit. Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të futet në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Ben Meir në llogarinë e vet në “Facebook”.

No description available.

Ndërkaq në “Twitter” ka shkruar: “Zemëruese të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar së bashku në #Kosovë, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre # COVID19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit. @albinkurti @VjosaOsmaniPRKS”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në media është raportuar për një rast të dhunës…