Ekspertiza: Kosovari në Fushë-Krujë u dogj i gjallë

17 maj 2018 | 20:46

Nga ekspertiza mjeko-ligjore vërtetohet se autorët e kanë lidhur me litar dhe e lyen me benzine dhe me pas e dogjën të gjallë Xhafer Osmanin nga Vushtria.

Krimi makabër në Fushë-Krujë zbardhet nga ADN-ja, ku vërtetohet se trupi i karbonizuar i gjetur brenda një makine të djegur, i përket Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë në Kosovë.

I ndjeri Osmani ka vdekur pak minuta pasi iu vu flaka dhe i janë djegur në fillim rrugët e frymëmarrjes. Policia po heton në dy pista hetimi siç është ajo e pasionit, pra lidhja me një femër ne Shqipëri dhe konfliktet e pronësisë për një biznes. Kjo vërteton se ai nuk është qëlluar me armë zjarri, por është torturuar para se ta digjnin të gjallë.

Ngjarja u regjistrua në 5 maj 2018. Autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35-vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur. Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur në sedilen e pasme të automjetit.

Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë me kallamishte dhe më pas e ka djegur. Rezulton se familja ka denoncuar zhdukjen e të ndjerit, ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë në datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kanë pasur asnjë komunikim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nol Nushi është emëruar shef i Kabinetit të kryetarit të…