Ekspertja amerikane paralajmëron eskalim të situatës në rajon

24 nëntor 2023 | 16:08

Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me një artikull të mediumit propagandues rus “RT” lidhur me blerjen e disa helikopterëve nga Serbia.

Stradner ka thënë se Serbia ka blerë helikopterë rusë “Mi-35” nga Qipro dhe se 4 helikopterë të tjerë që i ka blerë i kanë mbetur në Rostov on-Don në Rusi, por që s’mund t’i marrë tani.

Megjithatë Stradner paralajmëron se esklaimi i radhës në rajon nuk do të nis me grupe ushtarake të Serbisë, por me grupe paraushtarake.

Ajo ka bërë thirrje për vëmendje rreth kësaj çështje.“Megjithatë, përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupe ushtarake të Serbisë, por paraushtarake. Kushtojini vëmendje asaj”, ka shkruar Stradner në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në bashkëpunim me Ministrinë e…