Ekstradohet nga Kosova tek autoritetet shqiptare Markeljan Cungu

05 maj 2021 | 13:58

Ekstradohet nga Kosova, një nga dy grabitësit e çiftit Petrit e Afërdita Lazaj në Allias, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 19 janarit, ku të dy mbetën të plagosur.

Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë,  pas arrestimit në dhjetor të 2020 nga policia e Kosovës është marrë në dorëzim nga policia shqiptare.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite  burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Për ngjarjen është dënuar edhe bashkëpunëtori i tij Fatjon Mertënikaj, i cili u arrestua në Tiranë fill pas grabitjes.

Skema që përdorën autorët për të hyrë në banesën bashkëshortëve biznesmenë

Grabitësit e kishin mirë-menduar planin duke studiuar rrugën që duhet të ndiqnin ndërsa kishin dijeni edhe për vendin ku ata mbanin lekët.

Intinerari që ndoqën ishte e vetmja pa monitorim me kamera sigurie për në banesën e çiftit Laze.

Autorët përdorën depozitat si shkallë për tu ngjitur në murin rrethues të banesës. Pasi kanë mbërritur në oborrin pasmë të vilës, janë ngjitur në katin e dytë duke shmangur zonën që monitorohej me kamera sigurie.

“Ishim në dhomë. Dëgjuam një zhurmë dhe vajzën që bërtiti “kush është aty?”. Doli Petriti të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi ti nxirrje jashtë nga shtëpia ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua më qëlluan dhe ikën me vrap” tregoi gruaja asokohe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri homazh në nderim të…