Ekzekutohet vajza e ideologut politik të Putinit, me eksploziv në makinë

21 gusht 2022 | 00:33

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në qytezën Bolshie Vyazyomy të Rusisë, ku është raportuar se vajza e ideologut politik të Vladimir Putinit, Alexander Dugin, Darya, është ekzekutuar nëpërmjet eksplozivit, teksa udhëtonte me automjetin e saj Land Cruiser Prado.

Sipas të dhënave të para të ngjarjes, Darya ka mbetur e vdekur në vend nga ky sulm, teksa automjeti i saj është shkrumbuar tërësisht buzë rrugës, duke mos lënë asnjë shpresë për shpëtim.

Asnjë detaj nuk është bërë i ditur nga forcat policore ruse ende, por mendohet se edhe vetë Dugin duhej të ishte në automjet me të, veçse për arsye të pajohura, kanë ndarë rrugët njëra nga tjetri përpara ngjarjes.

Dugin është një filozof politik tepër i njohur për pikëpamjet e tija fashiste në Rusi. Ndërsa mendohet se edhe plani i vetë Vladimir Putin, për një Perandori ruse të madhe, rrjedh pikërisht nga ideologjia e Duginit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra automjete ushtarake ruse të shkatërruara janë ekspozuar në bulevardin…