‘El Clasico’ me risi (foto)

17 mars 2022 | 17:40

Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë një “El Clasico” ndryshe të dielën, në “Santiago Bernabeu”. Për herë të parë në histori, asnjëra nga dy skuadrat më të mëdha spanjolle nuk do të veshin uniformat e para në një duel mes tyre.

Klubi i bardhë do të përdorë fanellat e zeza për të përkujtuar 120-vjetorin e tij. Ata do të veshin një fanellë të krijuar nga Yohji Yamamoto, një stilist japonez, dhe marka “Adidas”.

Nga ana tjetër, presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka kërkuar që skuadra katalanase ta luajë “El Clasicon” me fanellën ngjyrë të verdhë (La Liga i ka dhënë dritën jeshile propozimit).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…