‘El Clasico’ si finale

07 prill 2021 | 14:03

Barcelona dhe Real Madrid rikthehen të përballen këtë të shtunë në atë që është një nga ndeshjet më të ndjekura në glob, “El Clasico”.

Para kësaj beteje ka folur Karim Benzema, që pranon se kjo ndeshje është si një finale për La Ligan dhe nuk e fsheh mendimin për madhështinë e kësaj ndeshje.

“Është ndeshje më bukur dhe fortë në botë. Jo vetëm për mua, por për të gjithë sepse janë dy skuadra, që kanë shumë histori. Ndeshja e së shtunës është si një finale. Duhet të bëjmë ndeshjen perfekte dhe të mundohemi ta mbajmë topin në këmbë. Ata kanë një portier shumë të mirë. Messi? Ai bën gjithçka në fushë dhe duhet ta kesh shumë kujdes sepse është i rrezikshëm në çdo moment. Duhet të luajmë si në ndeshjen e parë ndaj tyre në këtë sezon”, u shpreh ylli i Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është…