‘El Nacional’: Messi kërkon të rikthehet në Barcelonë
Lionel Messi raportohet se është i interesuar të rikthehet në Barcelonë për shkak të rritjes së ndikimit të Kylian Mbappe te PSG-ja.
Pasi u largua papritur nga Barça verën e kaluar, Messi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me parisienët, me një opsion për një vit tjetër.
“El Nacional” shkruan se Messi ka kontaktuar me trajnerin e Barcelonës, Xavi për të komunikuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në klub.
Statusi në rritje i Mbappes në klub duket se e ka bërë shumë të vështirë jetën për 35-vjeçarin, i cili duhet të kënaqet me një rol më të vogël. Me një marrëveshje të re, Mbappe mund të ndikojë në vendimet e klubit dhe rinovimi i fundit i Mbappe thuhet se ka ndezur xhelozi dhe zili në dhomën e zhveshjes.
Artikulli i “El Nacional” vë në dukje se shkarkimi i Mauricio Pochettino kishte gjithashtu një ndikim negativ në marrëdhëniet e klubit me Messin. Për më tepër, Leo nuk është impresionuar nga rregullat strikte për lojtarët që ka vendosur trajneri i ri Christophe Galtier.
Përveç kësaj, Messi është i pakënaqur me pozicionin e PSG-së në lidhje me të ardhmen e Neymarit.
“Le10Sport” raportoi më parë se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të zgjasë qëndrimin e tyre së bashku në Paris. Megjithatë, nuk dihet nëse mendimi i tij do të ndikojë në dëshirën e klubit për të hequr qafe brazilianin.