Elez Biberaj shkarkohet nga drejtimi i ”Zërit të Amerikës”

09 dhjetor 2020 | 15:26

Shqiptarin Elez Biberaj, kanë larguar nga drejtimi i medias ”Zërit të Amerikës”. Mediat amerikane raportojnë se administrata në ikje e presidentit Donald Trump, vijon përpjekjet për të mbajtur nën kontroll televizionin dhe radion ”Zëri Amerikës”. E gjitha kjo vetëm e vetëm që ”Zëri i Amerikës”, në politikën e saj editoriale mos të kritikojë Donald Trump. Sipas medias amerikane ”NPR Michael Pack”, drejtor i Agjencisë Amerikane për Median globale, i emëruar nga Presidenti Trump, kërkon të emërojë si drejtor të ”Zërit të Amerikës”, Robert Reillyin, me pikëpamje të hapura konservatore. Në postin e drejtorit të VOA si i komanduar ka shërbyer shqiptari Elez Biberaj, i cili ka ndjekur një politikë editoriale, jashtë ndikimeve të kampit Trump.

Për ti hapur rrugë emërimit të Robert Reilly, Michael Pack drejtor i Agjencisë për Median globale, prej të cilës varet VOA, ka informuar Elez Biberajn se përballë dorëheqjes apo daljes në pension ai të rikthehet në pozicionin e mëparshëm si drejtor për Euro-Azinë. Media amerikane NPR thekson se Elez Biberaj gazetari veteran në Zërin e Amerikës u emërua nga vetë Pack si drejtor i komanduar i VOA dhe se ai mund të largohej në çdo kohë nga ky post.

Megjithatë prej Korrikut e deri në Dhjetor Elez Biberaj asnjëherë nuk iu kundërvu publikisht Michael Pack por në mënyrë të shpeshtë i përsëriste redaksisë së lajmeve, rëndësinë e pavarësisë dhe kredibilitetin të VOA. Kjo bëri që Michael Pack në mënyrë publike të kundërshtonte një valë raportimesh investigative të gazetarëve të VOA që sipas tij ishin të njëanshme anti-Trump. Përballë kësaj situate Elez Biberal javën e shkuar i dërgoi një letër stafit të tij duke i uruar sukses pasardhësit. “Gjashmë muajt e fundit mbase kanë qenë më sfiduesit në historinë e Zërit të Amerikës” shkuan Elez Biberaj i cili thekson se mardhënia mes Agjencisë Amerikane për Median Globale dhe Zërit të Amerikës është për ta ardhur keq që ishte e kundërt”.

Vetë Biberaj thotë se disa zyrtarë të agjencisë dështuan të respektojnë rregullat, protokollet dhe proceset që unë i konsideroj të pa cenueshme. Tentativat për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës janë kërcënim për të minuar kredibilitetin e fituar me shumë punë në një kohë kur demokracia globale po bën hapa pas dhe kërcënimi ndërkombëtar po kërcënon vlerat dhe udhëheqjen e SHBA.

Ky zhvillim me ”Zërin e Amerikës”, që ka një audiencë botërore prej 350 milion njerëzisht zhvillohet në një kohë kur me të gjitha gjasa presidenti i ardhshëm Joe Baiden mund të shkarkojë Michael Pack drejtor i Agjencisë Amerikaner për Median Globale. Sipas mediave amerikane kjo që është duke bërë Trump nuk ka ndodhur asnjëherë më parë pasi sa herë që Republikanët kanë patur presidencën, nuk kanë trazuar punët e Zërit të Amerikës./kohajone/.

Lajme të sponsorizuara

23 janar11:33

SBAShK-u kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në ‘Xhevdet Doda’: Institucionet arsimore nuk janë hapësirë për narrativa politike Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim të fuqishëm ndaj mbajtjes së një ligjërate në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e organizuar nga përfaqësues të Gjykatës Speciale në bashkëpunim me organizatën Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR). SBAShK-u ka vlerësuar se është e papranueshme që institucionet arsimore të shfrytëzohen për promovimin e një narrative të njëanshme, me qëllim që nxënësit të binden se Gjykata Speciale përfaqëson drejtësi. Sipas SBAShK-ut, padrejtësia më e madhe është fakti që, për më shumë se pesë vjet, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim, ndonëse, sipas sindikatës, ata ishin luftëtarë të lirisë dhe bashkëpunëtorë të NATO-s në përpjekjet për liri, dinjitet dhe të drejtë për arsimim. SBAShK-u ka rikujtuar se gjatë represionit serb në Kosovë, Serbia kishte mbyllur të gjitha shkollat shqipe, përfshirë edhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”, ndërsa mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit, të organizuar edhe përmes kësaj sindikate, kishin mbajtur gjallë arsimin shqip me sakrifica të mëdha. “Është paradoksale dhe moralisht e papranueshme që sot, në po ato ambiente shkollore, të promovohet një gjykatë që, sipas nesh, po e gjykon në mënyrë të njëanshme luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, duke barazuar viktimën me agresorin”, është thënë në reagimin e SBAShK-ut. SBAShK-u ka reaguar edhe ndaj përfshirjes së organizatës YIHR, duke vlerësuar se përmes këtij aktiviteti është futur një agjendë politike dhe ideologjike në institucionet arsimore, pa respektuar ndjeshmëritë historike, kombëtare dhe arsimore. Në këtë drejtim, SBAShK-u u ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda” që të ndërmarrin masa konkrete dhe të mos lejojnë, siç është thënë, shndërrimin e shkollave në hapësira për promovimin e mekanizmave që cenojnë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës çlirimtare. Njëkohësisht, sindikata ka apeluar te të gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë që të tregojnë vigjilencë dhe përgjegjësi profesionale e kombëtare, duke mos lejuar organizimin e aktiviteteve të ngjashme në shkolla.

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…