Elezaj dhe Toscano pajtohen për fillimin e investimeve në Videjë të Klinës

09 gusht 2020 | 16:14

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, ka pritur në takim kapitenin Giovanni Toscano, shef i CIMIC nga komanda e KFOR-it në regjionin e Perëndimit, me të cilin kanë biseduar lidhur me situatën ekonomiko-sociale dhe atë të sigurisë në Komunën e Klinës.

Kryetari Elezaj ka falënderuar kapitenin Toscano për vizitën dhe për kontributin që ka dhënë KFOR-i në Kosovë dhe në Klinë, si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në sfera të tjera, duke mbështetur projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Gjatë takimit, kryetari Elezaj dhe kapiteni Toscano janë pajtuar që Komuna e Klinës dhe KFOR-i ta bashkëfinancojnë projektin për vendosjen e pompave në fshatin Videjë, që do ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për banorët e këtij lokaliteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se…