Komuna e Ferizajt nis ndërtimin e 10 shtëpive për familjet skamnore

09 gusht 2020 | 16:13

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se kjo komunë, në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kanë nisur ndërtimin e dhjetë shtëpive për familjet skamnore të kësaj komune.

Aliu ka thënë se këto familje kanë dhënë kontribut  gjatë luftës së UÇK-së.

“Strehë e buzëqeshje për më nevojtarët. Nuk ka ndjesi më të ngrohtë zemre sesa kur kthen buzëqeshjen e më nevojtarëve. Bashkë me fondacionin e humanistit Halil Kastrati, Komuna e Ferizajt nisi ndërtimin e 10 shtëpive për familjet në nevojë, familje që dhanë kontributin për mbrojtjen e atdheut në luftën çlirimtare, familje ku dhembshëm rriten jetimë, familje që dora e shtetit nuk i preku deri më tani asnjëherë për t’i ndihmuar. Që nga Gremja, Rakaj, Slivova e Ferizaj, së shpejti ngrenë shtatin bashkë me strehën e re edhe buzëqeshja e gëzimi i munguar në këto familje”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa të gjeturave nga studimet…