Elezaj viziton zonat e vërshimeve në Komunën e Klinës

11 janar 2021 | 11:45

Komuna e Klinës ka njoftuar qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës, në disa vende ka vërshime. Disa rrugë janë bërë të vështirë të kalueshme, prandaj kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët.

Po ashtu, vërshime ka edhe nëpër shtëpi banimi në disa zona.

Për të parë situatën nga afër, që nga mëngjesi ka dalë në teren kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, bashkë me komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqin, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Iber Elezaj, dhe atë të Urbanizimit, Lorenc Marleku, ku kanë vizituar zonat e vërshimeve në Klinë dhe fshatra.

“Komuna në bazë të kapaciteteve të veta ka ndërmarrë masa për intervenim në zona të vërshimeve, por situata është vështirësuar në disa pjesë. Komuna e Klinës kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët që ta tejkalojmë këtë gjendje të krijuar nga vërshimet”, ka njoftuar Komuna e Klinës.

Image may contain: outdoorImage may contain: 4 people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, tree, sky and outdoorImage may contain: sky, snow, outdoor and natureImage may contain: one or more people, people standing, sky, outdoor and natureImage may contain: sky, tree, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjithë të apasionuarit e filmit komik Mr.Bean, duket…