Elezi: Gjatë javës pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave në QNR

19 tetor 2021 | 16:48

Pas përfundimit të proceseve zgjedhore për kryetarë të komunave dhe kuvendeve komunale, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar ende numërimi i votave, i cili pritet të përfundojë gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka thënë se në QNR kanë pranuar materialin zgjedhor nga të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe se aktualisht është duke u bërë futja në sistem e të dhënave nga formularët e rezultateve të kandidatëve për kryetarë të komunave.

Më tutje, ai ka thënë se pas përfundimit të procedurave në QNR do të fillojë numërimi i votave me kusht, personave me aftësi të kufizuara dhe atyre me postë.

“KQZ siç e dini ka pranuar rreth 5 mijë e 700 apo të supozuar me fletëvotime. Gjatë procesit të verifikimit do të kemi një pasqyrë të saktë i fletëvotimeve dhe nëse janë dërguar nga votuesit që i takojnë listës votuese jashtë Kosovës. Pasi të përfundojnë të gjitha aktivitetet në QNR atëherë do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura me postë. Kjo do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim dhe planifikojmë ta përmbyllim si proces gjatë kësaj jave”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën, ndërsa 21 komuna kanë shkuar në balotazh, i cili pritet të mbahet më 14 nëntor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Murseli shpall të pavlefshme dëftesat, diplomën dhe certifikatën e…