Elezi i KQZ-së: Po marrim vazhdimisht lëvdata për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve

14 nëntor 2021 | 09:15

Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i intervistuar nga moderatori i Klan Kosovës, Orhan Murati ka folur për organizimin e zgjedhjeve në vendin tonë.

Ai tha se vazhdimisht marrin lëvdata për e organizimit të këtij procesi, njofton Klankosova.tv.

“Sa i takon KQZ-së, ne po marrim vazhdimisht lëvdata qoftë nga vazhduesit vendor apo edhe ata ndërkombëtar për mënyrën e organizimit zgjedhor. Ndërsa ka çështje të tjera të cilat ne i shohim çdo ditë pjesë të debateve, ndoshta edhe kohëzgjatja. Zgjatë më shumë procesi zgjedhor, sidomos ky lokal, megjithatë kështu e parasheh ligji”, u shpreh ai.

Tutje, ai shtoi se ajo çka i takon KQZ-së është organizimi i procesit zgjedhor në bazë të përcaktimeve që janë bërë me ligjin për zgjedhjet qoftë lokale apo edhe të përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbardhet dinamika e atentatit me dy viktima mbrëmjen e djeshme…