Eliminimi i Keisit nga Big Brother, reagon Sabiani: Nuk besoj se e nxori publiku

16 prill 2023 | 11:32

Keisi Medini ishte banorja që u largua mbrëmë (e shtunë) nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Këngëtarja e njohur ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas eliminimit, një reagim në lidhje me këtë e ka bërë babai i saj, artisti Sabiani.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim të hedhur në InstaStory, ai thotë se e nxorën Keisin pasi jeta iu bë telenovelë dhe se nuk beson se e largoi publiku.

Keisi Medini largohet nga Big Brother VIP Albania

Lexo po ashtuKeisi Medini largohet nga Big Brother VIP Albania

“E nxorët engjëllin tim pasi jeta iu bë telenovelë, nuk besoj se e ka nxjerr publiku. Gjithsesi i lumtur që më është kthyer në shtëpi”, u shpreh ai.

Keisi ndërkaq ka pasur disa situata brenda BBVA, përfshirë njohjen me Kristi Aliajn dhe hyrjen e babait të saj brenda.

Sabiani u rifut sërish në këtë format pasi nuk ishte dakord me njohjen që Medini nisi me Aliajn.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke qenë se Efi ka avantazh nga loja që ajo…