Eliminohet Prishtina nga Liga ENBL

21 mars 2023 | 11:16

Sigal Prishtina është eliminuar nga garat e Ligës ENBL. Prishtinasit në çerekfinale të kësaj gare janë mundur nga skuadra polake, King Szczecin me shifrat 85:78, ndërsa në ndeshjen e parë takimi kishte përfunduar 64:64.

Kështu prishtinasit u eliminuan nga kjo garë, në edicionin e parë që morën pjesë në këtë ligë.

Ndeshja në Poloni ishte interesante ku pjesa e parë përfundoi 41:42, por çereku i tretë ishte vendimtar, duke përfunduar 23:12 për vendasit, që fituan në fund 85:78.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne gjithmonë mund të drejtohemi te Kim Kardashian nëse duam…