Eliminohet Zvicra e shqiptarëve

03 korrik 2018 | 17:59

Zvicra e shqiptarëve është eliminuar nga Kupa e Botës, ani pse paraqitja e saj ishte mjaftë e mirë ndaj Suedisë (1-0).

Futbollistët e Zvicrës patën shumë shanse shënimi që nuk arritën t’i konkretizojnë në gol, në anën tjetër Suedia më shumë është mbrojtur dhe në minutën e 66-të, kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Emil Forsberg.

Suedia që la jashtë Kupës së Botës, Italinë dhe me pas e kaloi grupin para Gjermanisë, tash e eliminon edhe Zvicrën e cila pati një kampionat të shkëlqyeshëm. Suedia në çerekfinale do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Kolumbi-Angli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), mbajti takimin e dytë…