Elon Musk u përgjigjet akuzave për skemë piramidale me kriptovalutën Dogecoin

19 qershor 10:14

Miliarderi Elon Musk pritet të përballet me një padi prej 258 miliardë dollarësh lidhur me pretendimet se, është angazhuar me një skemë piramidale me anë të kriptovalutës Dogecoin.

Paditësi Keith Johnson po kërkon të përfaqësojë një klasë njerëzish që kanë humbur para duke investuar në Dogecoin.

Padia gjithashtu kërkon që Musk, Tesla dhe SpaceX të pushojnë së promovuari kriptovalutën.

Musk me anë të një tweeti i është përgjigjur padisë, duke thënë se do të mbështesë Dogecoinin.

“Do të vazhdoj ta mbështesë Dogecoinin”, ka shkruar Musk.

 

Në fillim të këtij viti, ai kishte zbuluar se Tesla kishte filluar të pranonte Dogecoin për transaksione në dyqanin e saj online dhe se SpaceX pritet të ndjekë shembullin në të ardhmen e afërt.

Pas këtij njoftimi bëri që vlera e kësaj kriptovalute të shënojë rritje në vlerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka bërë sot homazhe…