Elton John me lot në sy largohet nga skena, për shkak të gjendjes shëndetësore

16 shkurt 2020 | 21:52

Ikona e muzikës, Elton John është detyruar të anulojë një koncert në Zelandën e Re këtë të dielë për shkak se ishte sëmurë.

Ylli 72 vjeçar humbi zërin gjatë rrugës për në stadiumin e Auckland Mount Smart për shkak të ftohjes.

Ai u ngjit në skenë ku filloi performancën e tij, por për shkak të gjendjes shëndetësore u detyrua ta ndërpriste. Duke iu kërkuar falje të gjithë fansave që kishin ardhur për të, ai u largua nga skena.

“E kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj ndaj më duhet të largohem” – iu drejtohet John turmës.

Fillmisht u ul në piano dhe sapo filloi të performonte, John u përlot.

Vetëm pak më parë gjatë ditës së sotme ai u komunikoi fansave të tij se ishte i diagnostikuar me pneumoni por sërish do të performonte për ta.

Por mosha bën të vetën ndaj ishte thuajse e pamundur për 72 vjeçarin që të vazhdonte performancën e tij.

Menjëherë pas largimit të tij nga skena, ai postoi një foto në Instagram ku i kërkoi falje të gjithë të pranishmëve “Unë luajta dhe performova me zemër, por ishte zëri që më tradhëtoi. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj që treguat”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përvjetori i dymbëdhjetë i shpalljes së pavarësisë së Republikës së…