Ëmbla shkon në shkollë dorë për dore me presidentin e Maqedonisë së Veriut

07 shkurt 15:24

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademin, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohet nga klasa për shkak se ishte me “syndrome down”.

Ajo tani është duke vazhduar shkollimit normalisht falë reagimit nga opinioni publik.

Me këtë rast. Pendarovski i ka bërë një vizitë asaj duke e marrë dhe e dërguar në shkollë dorë për dore.

Ndryshe, para katër ditësh Ëmbla i është kthyer sërish procesit mësimor. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Rastin e Ëmblës e ka bërë publik babai i saj, Ilir Ademi, i cili pati publikuar në “Facebook” një foto të saj, ku shihej e vetme në klasë.

Sipas tij, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij që është me “syndrome down”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka vazhduar…