Emery, rekordmen i Ligës së Evropës: Kemi qenë të pagabueshëm

27 maj 2021 | 15:09

Villareal e fitoi Ligën e Evropës, pasi në finale e mposhti pas Manchester Unitedin. Kjo fitore solli festë të madhe në ekipin spanjoll, që nuk kishte triumfuar kurrë më parë këtë kompeticion.

Unai Emery ia doli të udhëheqë me sukses “nëndetësen” drejt arritjes së madhe, teksa u konfirmua “mbret” i këtij turneu. Finalja e pestë në vitet e fundit dhe hera e katërt që shpallet fitues, duke u kthyer në trajnerin rekordmen të Ligës së Evropës.

“Unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti. Villareal nuk më bëri trajner për t’i dhuruar Ligën e Evropës, ata thjesht prisnin që të arrija rezultate pozitive me skuadrën. Ia kam thënë drejtuesve dhe lojtarëve: vazhdimësia është ajo që ka rëndësi. Duhet të luash në Evropë çdo sezon. Sigurisht që gjithmonë kemi menduar për të fituar ndonjë trofe. Fitimi i titullit është më i komplikuar, pasi katër skuadrat e para janë më të forta se ne. Gjithsesi, ne kemi bërë progres në Ligën e Evropës dhe tani do të garojmë në Ligën e Kampionëve. Kemi qenë të pagabueshëm”, ka thënë Emery.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…