Emigranti shqiptar pasi viziton Muzeun e Krujës vendos t’ia pastrojë shkallët

21 tetor 2018 | 14:39

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, ka publikuar një video të një emigranti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali, i cili ka pastruar muzeun.

Kastriot Shkreli, nga fshati Derven, ka emigruar në Itali, ku edhe punon me pastrime kimike.

Muzeu ka publikuar edhe një koment të Shkrelit, i cili ka treguar se si atij i ka ardhur edhe ideja për të bërë një pastrim kimik të shkallëve të muzeut dhe pasi leja i është aprovuar, ai ka vijuar me punën.

“Mirëdita! Quhem Kastriot Kol Shkreta, vij nga fshati Derven dhe jam i emigruar në Itali që nga viti 1993.Merrem me pastrime kimike të llojeve të ndryshme. Kur erdha në Kalanë e Krujës, pashë një ambient të bukur si brenda dhe jashtë. Ndaj më erdhi një ide për të bërë një pastrim kimik të shkallëve të Muzeut. Ishte një kënaqësi për mua që Muzeu pranoi të bëhej diçka e tillë dhe u realizua. Është një gjest i vogël, por gjestet as nuk blihen, as nuk shiten. E kemi bërë me gjithë zemër. Përshëndesim gjithë popullin e Krujës.”, ka shkruar ai.

Për 3 ditë me radhë ai realizoi, pastrimin e shkallëve dhe gurëve përreth Muzeut, duke siguruar gjithçka personalisht punën, pajisjet, solucionet si edhe kohën e tij.

“ Gjestet as nuk blihen,as nuk shiten.”

“Mirëdita! Quhem Kastriot Kol Shkreta,vij nga fshati Derven dhe jam i emigruar në Itali që nga viti 1993.Merrem me pastrime kimike të llojeve të ndryshme. Kur erdha në Kalanë e Krujës,pashë një ambjent të bukur si brenda dhe jashtë. Ndaj më erdhi një ide për të bërë një pastrim kimik të shkallëve të Muzeut.Ishte një kënaqësi për mua që Muzeu pranoi të bëhej diçka e tillë,dhe u realizua. Eshtë një gjest i vogël,por gjestet as nuk blihen,as nuk shiten.E kemi bërë me gjithë zemër.Përshëndesim gjithë popullin e Krujës.”

Gepostet von Muzeu Historik dhe Etnografik, Krujë am Donnerstag, 18. Oktober 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e zhvilluar sot në mes Frosinones dhe Empolit solli…