Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës

22 shkurt 2021 | 12:57

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike, me ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Ebrahim Al Hashimy.

Shefja e diplomacisë së Kosovës ka bërë me dije se gjatë kësaj bisede është diskutuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Emirateve, përmes implementimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik si edhe projekteve të investimit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët”, ka thënë Haradinaj-Stublla. Sipas saj, këtë potencial Kosova synon ta kapitalizojë përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit “Dubai Expo 2020”.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ministrja Al Hashimy kanë biseduar edhe për zhvillimet politike rajonale.

Me këtë rast, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë faktor paqeje e stabilitetin në rajonet respektive, së fundi duke jetësuar marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit përmes angazhimit të përbashkët me partnerin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e basketbollit, Vëllaznimi nga Gjakova e ka zyrtarizuar transferimin…