Emisari britanik e sheh marrëveshjen e Belfastit si mundësi për zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë

02 mars 2024 | 19:09

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka thënë se marrëveshja e Belfastit është ” një mësim i mirë për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë”.

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Peach ka thënë se Britania e Madhe e përkrah dialogun dhe se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

Ai, këtë e ka thënë në një intervistë për “Tanjug”.

I pyetur se si duhet të duket procesi i dialogut, Peach ka thënë se shembull i mirë për këtë është Marrëveshja e Belfastit apo që njihet ndryshe si “Marrëveshja e të Premtes së Mirë”.

Peach është shprehur se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.

“Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i ftuar në…