Emisari gjerman e dënon sulmin kriminal dhe terrorist ndaj policisë: Qëndrojmë krah jush

25 shtator 2023 | 12:04

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sulmin e djeshëm ndaj policisë e ka quajtur kriminal dhe terrorist.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe gjithë Kosovës.

“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovën. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, ka thënë Sarrazin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Atleticos së Madridit, Enrique Cerezo e ka komentuar…